Jonida Maliqi zbulon moshën e Oni Pustinës: “S’do e besoni, por ai është…”

Jonida Maliqi dy ditë më parë ka publikuar projektin e saj më të ri, “N’errësirë”. Në videoklipin e kësaj kënge Jonida kishte zgjedhur që të shfaqej me Oni Pustinën, ish-modelin e njohur shqiptar. Shumëkush e ka komplimentuar këngëtaren për idenë dhe realizimin e këngës dhe klipit. E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, Jonida ka rrëfyer se përse zgjodhi Onin si model në klipin e saj. “Oni ka familjen e tij detyrimet e tij. Para 3 vitesh me këngën “Jam bërë si ti” kisha bërë plan që protagonist të ishte Oni por 24 orë përpara xhirimeve më la në baltë. Detyrimisht kur ia rikërkova më tha që ta kam borxh dhe patjetër që do e bëj. Më duhej një personazh jo shumë i konsumuar, një profesionist që di të sillet përpara kamerës , që ka një shikim të mprehtë dhe një figurë e pjekur mashkullore. S’do ta besoni, por është 48 vjeç”, është shprehur Jonida gjatë intervistës. Videoklipi “N’errësirë” ka qenë më të komentuarit e kësaj jave e prezenca e modelit në këtë klip ka qenë një nga arsyet, citohet nga Blitz.al.