Jonida Maliqi po rrit një artist. Dhe jo, Dan s’ka lidhje me muzikën
Dorëshkrimet e shënimet e ndryshme që linte dikur në mur, i vogli i familjes Maliqi, Dani i ka kthyer në piktura të vërteta.
Këtë sekret e ka zbuluar mami Jonida, e cila është ndjerë krenare më shumë se kurrë me talentin e të birit, i cili është kultivuar dhe rritur njëherazi me të.
“Tani nuk vizatojmë më muret, por mami e mbushi shtëpinë me pikturat e tij”, ka shkruar Jonida krah telajove me pikturat plot ngjyra të Danit.
Këngëtarja ka treguar herë pas here se mbështet cdo pasion të Danit, i cili përvecse pikturës ndjek dhe kursin e basketbollit ku e ka shoqëruar shpesh mami./revistawho.com