
Jonida Maliqi kthehet tek dashuria e vjetër
Vetëm pak javë më parë ajo ndryshoi flokët e saj, në model dhe ngjyrë duke u kthyer në një bionde seksi. E duke qenë se Jonida eksperimenton shumë dhe shpesh me flokët e saj, këngëtarja vjen sërish me një ndryshim të ri. Në disa postime të bëra në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja shqiptare shihet me flokë më të shkurtra dhe brune, sipas Robiz.al. Kujtojmë që Jonida është një eksperimentuese e vërtetë e çdo ngjyre flokësh, ndërkohë që ngjyra e zezë është dashuria e saj e vjetër.
