Jonida Maliqi ka “sakrifikuar” mbrëmjen e maturës për tu takuar me të dashurin

Jonida Maliqi është një personazh që përbën gjithnjë lajm jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në daljet e saj publike. Ajo ka qenë e ftuar mbrëmë në programin “Style Star” në rolin e anëtares speciale të jurisë, ku përveç opinioneve për stilin ka treguar edhe detaje nga jeta e saj personale.

Tema e programit ka qenë si të vishemi në mbrëmjen e maturës dhe Jonida ka treguar se ajo nuk i ka përjetuar emocionet e mbrëmjes së maturës.

”Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm 6 vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin”, është shprehur Jonida.

Sa prej jush kanë vepruar si ajo?! Mos thoni jo se e dimë që e keni bërë…

Video min 5:55: