Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me ish-bashkëshortin pas divorcit: “Ruaj kujtime shumë të…”


Mediat kanë shkruar shumë për Jonida Maliqin kohët e fundit duke qenë se këngëtarja sapo i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin, Gent Prizreni. Lidhja e tyre 17-vjeçare ka përfunduar me një divorc. Jonida këtë të shtunë ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ku ka folur mbi klipin e saj të fundit “N’errësirë”, si dhe ka treguar se si i ka aktualisht marrëdhëniet me ish-bashkëshortin e saj. “Këtë doja të tregoja në klip, që mbyllet me një fund të lumtur. Jeta vazhdon përpos gjithë situatave por të shkuarën nuk e hedhim dot poshtë. Nëse do mohoja të shkuarën time do mohoja vetveten. Ruaj kujtime shumë të bukura nga ajo marrëdhënie. Jam shumë e lumtur që jemi arritur në një raport shumë njerëzor sepse kemi një fëmijë në mes, dhe ky është civilizim“, ka rrëfyer Jonida duke treguar se, edhe pse gjithcka mes tyre ka mbaruar ata i bashkon djali, Dan. Jonida ka treguar gjithashtu se pavarësisht gjithckaje, ajo vazhdon të besojë si një adoleshente tek dashuria, shkruan Blitz.al.