Jonida Maliqi flet nga Madridi: Po e jetoj ëndrrën e Eurovisionit
Jonida Maliqi është shprehur mjaft e emocionuar për pjesëmarrje e saj në Eurovision. Këngëtarja në kuadër të koncerteve që mbahen para Eurovisionit ka performuar në Spanjë.Aty ajo përformoi këngën e saj pjesëmarrëse “Ktheju tokës”, dhe ku u prit shumë mirë nga publiku. Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtarja u shpreh e emocionuar. “Natë magjike në Madrid. Po e jetoj ëndrrën e Eurovisionit!”, u shpreh ajo sipas Lapsi.al.