Jonida Maliqi feston sot ditëlindjen, të gjithë komentojnë moshën e saj

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi sot feston ditëlindjen, përmes një postimi interesant në Instagram duke zbuluar kështu moshën e saj. “Limiti i shpejtësisë 35”, shkruhet në foton e postuar në profilin e saj, duke nënkuptuar si ndihet në këtë moshë që ka. Foton e ka shoqëruar me emoji-n e tortës, që tregon se ajo sot ka festë. Nuk kanë munguar urimet e shumta për artisten, e cila është nëna e një djali, ndërkohë që mediat online ka vërshuar me komentet për moshën e saj. Jonida është nga vajzat më të kuruara dhe me stilt ë botës së showbiz-it shqiptar. /Story.al/