Jonida Maliqi feston ndryshe, kjo është dhurata që i bëri vetes dhe ne për ditëlindje
Jonida Maliqi ka festuar ditëlindjen dhe në këtë ditë speciale na ka dhuruar këngën e saj më të re.
Kënga mban titullin “Do apo nuk do” dhe është kaq ritmike dhe solare, tipike për stinën e pranverës dhe verës ku me siguri do të na shoqërojë në çdo vend. Videoklipi është plot ngjyra e stil, i realizuar në vendin më të bukur për foto e video “Selfie Museum Albania”.
Në disa momente shohim Jonidën në këndin e telefonave, në një tjetër e veshur me rozë në këndin tredimensional rrethuar me lule e në një tjetër në dhomën magjike të pasqyrave.
Ditëlindjen Jonida e festoi me miqtë e ngushtë në Vlorë. Për të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj festa e vërtetë ishte kënga “Do apo nuk do”, një këngë që është pëlqyer shumë e që ne ju ftojmë ta dëgjoni e shikoni më poshtë.