Jonida Maliqi festoi 35 vjetorin e rrethuar nga mikeshat, zbuloni vajzat e saj të preferuara

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka postuar disa foto në Instagram, të një nate feste për 35 vjetor. “Me vajzat e mia të preferuara”, shkruan ajo poshtë albumit të fotove ku shihen trashëgimtaret e “Top Channel”, Lori dhe Sara Hoxha, këngëtaret Alma Bektashi e Eneda Tarifa, e të tjera mikesha të saj të afërta. Një album të veçantë fotosh këngëtarja e postoi me motrën, që e quan gjysmën e saj. Jonida është nëna e një djali, nga historia 17-vjeçare e dashurisë./Story.al/