Jonida Maliqi e bën të qartë njëherë e mirë: Jam single

Jonida Maliqi ka konfirmuar thashethemet që kanë javë që qarkullojnë në media për ndarjen e saj nga Romeo Veshaj. Në episodin e radhës të ‘Jonida’s Room’ ishte e ftuar edhe Niki Delijorgji, e cila i tha këngëtares që do t’i lexojë letrat si dhuratë për Shën Valentinin. Në këtë pikë, Jonida rrëfeu se këtë vitë festa e dashurisë e gjeti single. “Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida.

Në vazhdim, Kleoniki Delijorgji, e cila gjithashtu deklaroi se është single, zbuloi se Jonida Maliqi ka nevojë të falë dikë.

“Po ti duhet të falësh dikë. Sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën, t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim”, je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën, sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Dhe t’i bësh gjërat e qarta me veten se çfarë kërkon”, e mbylli fjalën Kleoniki.

Raporti i Jonidës me Romeon, ka qenë për muaj me radhë në sytë e medias, me gjithë uljet dhe ngritjet, por tashmë duket se dashuria ka marrë fund. Megjithatë ata kanë mbetur miq. /revistawho.com