Jonida Maliqi detyrohet të hedhë në gjyq mikeshen e saj, zbuloni arsyen

Jonida Maliqi po përndiqet dhe jo fizikisht siç zakonisht u ndodh personazheve të famshëm, por virtualisht. Më e keqja e së gjithës është se vajza në fjalë është një mike e fëmijërisë së Jonidës, me të cilën shoqëria ka marrë fund. “Zot, më mbro nga miqtë se nga armiqtë mbrohem vetë!”, duket se është një shprehje që përshkruan fiks këtë situatë. Pas çdo gjëje që bën Jonida, fshihet një koment negativ i saj.

Jon-2
Kur Olti Curri dha lajmin: “Jonida Maliqi nuk do të jetë më pjesë e jurisë së ADC-së? Çfarë do të ndodhë në episodin e sotëm?”, sërish vajza në fjalë la komentin e saj.

Jon-3

“Përveç teje që paske qenë keq për të kujt po i plas…”

Jon-4

“Juve shoqërisë së ngushtë”, ia ktheu Olti Curri.

Dhe ajo vazhdoi si më poshtë replikat me komentuesit që mbronin Jonidën.

Së fundmi e ka akuzuar Jonidën se nuk ka paguar lekët e një çante, ku e vërteta qëndron ndryshe. Sulmi i radhës u bazua në një intervistë të Jonidës që thoshte se nuk i preferonte çantat e vogla, ato që janë në modë. As ndaj një pëlqimi krejt personal, shoqja e fëmijërisë nuk u kursye.

Jon-5

KOMENTI MBI DEKLARATËN E JONIDËS PËR ÇANTAT E VOGLA
Jonida Maliqi, ka qenë blogere mode që kur këndonte në Festivalin e RTSH-së dhe ishte ende adoleshente. Ka qenë fashioniste që kur këto terma ishin të panjohura për një vend të vogël si Shqipëria. Në çdo dalje publike është prezantuar si një vajzë me stil, me shije të holla dhe ndaj është angazhuar vazhdimisht në programe mode. Gjithsesi, e angazhuar me njëmijë punë, telashin e radhës do ta zgjidhë në gjykatë. Ajo ka marrë një avokate për të ndjekur çështjen.

Megjithatë, nuk është se deri tani Jonida ka qëndruar totalisht në heshtje. Disa mesazhe tek tuk ia ka dërguar shoqes së vjetër përmes postimeve të herëpashershme, por të një gjuhe të matur dhe të kujdesshme. Përgjigjen finale do ia japë në gjyq.

Jon-6

“Urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, më e rrezikshmja është indiferenca”.

Jon-7

“Ndihem e frymëzuar”.

Jon-8

“Thuaj një gënjeshtër njëherë dhe të gjitha të vërtetat e tua do jenë të diskutueshme”.

Jon-9

“Nëse do të të besojnë, thjesht ji i ndershëm”.

Jon-10

“Fjalët e tua s`kanë asnjë kuptim kur veprimet janë krejt e kundërta”.

Jon-11

“Përpara se të flasësh, mendo. A është e vërtetë? A është e dobishme? A është frymëzuese? A është e nevojshme? A është e lezetshme?”

Jon-12

“Njerëzit që janë negativë, janë të vetmuar, të lodhshëm dhe trokë”.

Jon-13

“Ji njeri i këndshëm! Gjumë të ëmbël!”, janë disa nga postimet e Jonidës në Story-t 24-orëshe”.

Burime për Tiranapost tregojnë se Jonida ndihet e prekur edhe nga titujt e portaleve që i kanë dhënë rëndësi një njeriu që komenton dhe thotë çfarë të dojë. Megjithatë këtej e tutje do ia lërë në dorë ligjit.

Sot është bërë fenonem i rrezikshëm që çdokush i panjohur të thotë çdo gjë pa certifikatë në online dhe personazhet e famshëm bien në kurthin e të pavërtetave apo të vërtetave që hajde t’i japësh drejtim. Jonida e ka menduar mirë se këto punë i zgjidh më mirë ligji.

*Ky artikull u realizua nga Fabjola Hije