Jonida Maliqi “çift” me Oni Pustinën, zbuloni për çfarë bëhet fjalë


Një vit pas divorcit nga bashkëshorti, Jonida Maliqi realizon klipin e para pas tre vitesh që nga projekti i fundit. Këngëtarja e njohur ndau sot me miqtë në Instagram një video të shkurtër nga klipi i ri me titull “N’errësirë”, ku shihet në breg të detit me ish-modelin simpatik që mori famë në Itali, Oni Pustinën. Tashmë gjithçka ka përfunduar në këtë projekt të rëndësishëm, ku Jonida ka përzgjedhur si aktor në skenat e klipit, Onin, me të cilin ajo aktron një lidhje dashurie në çift. Kënga është e zhanrit “Pop R&B”, ndërkohë që në videoklip është interesant fakti që bëhet pjesë një personazh publik shumë i njohur, që i mungonte prej kohësh ekranit, pikërisht Oni Pustina. Ish-postieri i Maria De Filipit është në një martesë të lumtur me balerinën Linda Poda, që nga vitin 2010 kur ata fituan kupën e spektaklit “Dancing with the Stars”, spektakli ku dhe u njohën. Ata tashmë jetojnë në Tiranë, janë prindër të një vajze, dhe bëjnë një jetë të tërhequr nga vëmendja publike.