Joni Peçi lëshin flokët, Rudina Magjistari e krahason me Brad Pitt

Pasditen e kaluar, stilisti i njohur Joni Peçi ka qenë i ftuar tek “Rudina” për të folur mbi sfilatën e tij më të fundit, që shkaktoi shumë bujë. Mirëpo në momentin që ka hyrë në studio, moderatorja Rudina Magjistari është surprizuar nga ‘look-u’ i tij dhe e ka krahasuar me aktorin e famshëm, Brad Pitt.

“Më ngjan me një personazh filmi, por do ta them kur të ulemi këtu. Madje madje, do t’i sugjeroj regjisë të na sigurojë ca pamje dhe të binden të gjithë se ti je fiks si ai… sot nga pamja je komplet Brad Pitt. Ta thashë më herët, se do të thosha se kujt i ngjan. Nuk e di si i ngjan teleshikuesve, por unë dua që edhe regjia të më sjellë pamjet e Brad Pitt në filmin e “Legjendat e Vjeshtës”, dukesh identik si ai. Joni Peçi është shumë i bukur e kemi thënë, por po të ishte pak më biond do të dukeshe komplet si ai”, u shpreh Rudina. Nga pamjet e servirura mes stilistit shqiptar dhe Brad Pitt, duket se ka vërtet një ngjashmëri dhe Rudinës i japim plotësisht të drejtë.