
Joni dhe Ana të rriten sa të duan, babi Arditi shfaqet ndryshe në 1 Qershor
Ardit Gjebrea ka bërë urimin më të lezetshëm për 1 Qershor duke publikuar një foto të adhurueshme të dy fëmijëve të tij që tashmë janë rritur, Jonit dhe Anës e cila është bërë një zonjushë e vërtetë.
Arditi shkruan se sado të rriten, ai gjithmonë do ia urojë 1 qershorin dhe me siguri këtu e gjen veten çdo prind. Sado që rriten fëmijët, prapë për prindërit mbeten të vegjël.
“Rrituni sa të doni, unë prapë ju uroj Gëzuar 1 qershorin”-shkruan Arditi krah fotos ku Joni shfaqet duke përqafuar motrën.