
Jona Spahiu s’mund t’ia uronte më bukur se kaq bashkëshortit të saj përvjetorin e tyre të dashurisë
Si sot një vit më parë, Jona Spahiu i dha fund beqarisë duke lidhur martesë me partnerin e saj, Frenklin. Dyshja e mbajtën sekret dasmën deri në fund dhe më pas postuan foto/video në rrjete sociale duke na përfshirë të gjithëve në festën e madhe.
Duke qenë një datë e veçantë, Jona vendosi të mbledhë disa nga momentet më “funny” të saj dhe të Frenklit duke krijuar një mini-video në Instagram. Përbri, ajo ka shkruar dhe një urim të ëmbël:
Detaji më i këndshëm i këtij kolazhi me video, është padyshim e qeshura e Jonës dhe Frenklit dhe vogëlushi Raiden që jua ka zbukuruar edhe më tepër jetën në çift. Shpresojmë që kaq të qeshur të jeni gjithmonë…Urime! /News31.al