Jona Spahiu largohet prapë nga ekrani: S’kam nevojë të jem në tv, që…
Jona Spahiu ka treguar së fundmi se pse u largua nga drejtimi i emisionit të humorit, “Kosherja”.
“Zgjodha mos të jem më në Koshere sepse kam plane të tjera në jetë dhe biznes. Ishte përvojë e bukur dhe argëtuese, por kaq! Ky s’do të ishte emisioni im i jetës. Faleminderit për fjalët e bukura, s’kam nevojë të jem në tv që t’ju kem në zemër”, ka shkruar Spahiu në postimin në “Instastory”.
Jona u rikthye në ekran krah Bes Kallakut tek Kosherja, ndërsa tanimë vendin e saj e ka zëvendësuar Sarah Berisha.
Spahiu është shkëputur prej një kohe të konsiderueshme nga ekrani dhe duket se edhe ky rikthim i fundit, nuk e bindi./revistawho.com