Jona Spahiu largohet nga televizioni për biznesin e ri: “I fortë është bashkëshorti im që ka marrë përsipër të më durojë”

Nëpërmjet një postimi në Instagram Jona Spahiu ka treguar se është duke ushtruar një tjetër profesion, i cili ka qenë një ndër pasionet e saj. Tashmë atë do ta shohim si organizatore eventesh. Moderatorja ka bërë një postim në Instagram nëpërmjet të cilit tregon profesionin e ri si dhe ka rrëfyer se do të punojë përkrah bashkëshortit të saj Frenklit. “Prej pak kohësh po s’provoj veten në një fushë të re, atë të organizimit të eventeve. Si natyrë kërkuese gjithnjë mendoj që s’është mjaftueshëm, por pavarësisht druajtjes erdhi koha ta ndaj me ju këtë pasion timin. Në këtë rrugëtim të ri, deri më tani, ata që më kanë besuar ditët e tyre speciale kanë qenë miqtë e mi por jam shumë entuziaste të bëj miq të rinj të cilët do të besojnë te përkushtimi, puna dhe idetë e mia, shkruan Lapsi.al. I fortë është Frenkli Ymeri që ka marrë përsipër të më durojë edhe në jetë edhe në punë” ka shkruar Jona.