Jon Gjebrea zyrtarisht i fejuar, tregon unazën që i bleu vajzës së biznesmenit

Djali i showman-it Ardit Gjebresë, Jon ka zyrtarizuar lidhjen me vajzën e biznesmenit Adi Haxhiymeri. Jon ka ndarë me miqtë një foto ku tregon unazën e fejesës që i ka dhuruar të dashurës Marlin. Për lidhjen e tyre ka folur edhe vetë Gjebrea, në programin e tij ” E diela shqiptare”. Ai e quajti babin e Merlin krushk, duke konfirmuar kështu lidhjen serioze të djalit.