Jon Gjebrea uron nënën për ditëlindje, komenti i të fejuarës zbulon marrëdhënien e nuses me vjehrrën

“Gëzuar ditëlindjen motra ime e madhe, dhe gruaja më e fortë që kam njohur!”, ishte urimi që Jon Gjebrea bëri për nënën e tij, Anilën të enjten sapo ora shënoi 24:00. Djali i shoëman-it të njohur, Ardit Gjebrea e bëri urimin e tij për nënën poshtë fotos ku shfaqen bashkë. Nuk mungoi komenti i të fejuarës së tij, Merlin Haxhiymeri, koment që zbulon marrëdhënien shumë të ngushtë dhe të dashur mes tyre. “Lilaaa jonë më e dashur në botë”, shkruante Merlin poshtë fotos ku nuk mungonin zemrat e nuses për vjehrrën.