Jon Gjebrea feston ditëlindjen larg, familja i bën një surprizë

Djali i Ardit Gjebresë, Joni, feston sot ditëlindjen. Sw bashku me partneren e tij ata janë vendosur në SHBA për të kryer studimet pas-universitare ndërkohë që vazhdimisht në postimet e tyre në Instagram tregojnë se sa shumë u mungon familja. Për këtë arsye familja Gjebrea ka vendosur të surprizojë, duke qenë se ai ndodhet larg. Ata kanë përgatitur një tortë të madhe ku është stampuar portreti i tyre familjar duke i shkruar Jonit: “Të duam shumë!”