Johnny Depp vazhdon të ketë titullin ‘dhunues’, pasi humbi mundësinë e apelit për të dytën herë

Johnny Depp as nuk po e merr dot mundësinë që të vërtetojë fjalët e tij.

Avokatëve të aktorit u është refuzuar mundësia për të apeluar për herë të dytë duke hedhur poshtë çdo supozim të Depp se ish-bashkëshortja e tij ka gënjyer për akuzat e dhunës fizike.

Megjithëse avokatët kishin prova të disa gënjeshtrave nga ana e Amber, gjykatësi nuk i ka marrë parasysh.

Beteja ligjore mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij vazhdon prej vitesh. Aktori nuk i ka pranuar kurrë akuzat e hedhura nga Amber./revistawho.com