Johnny Depp, së shpejti një album me kitaristin e njohur
Johnny Depp ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat e tij.
Aktori zbuloi se së bashku me Jeff Beck do të publikojnë më 15 korrik albumin e tyre , të titulluar 18.
“Është një nder i jashtëzakonshëm të luaj dhe të shkruaj muzikë me Jeff, një nga më të mëdhenjtë dhe dikush që tani jam mjaft i privilegjuar ta quaj vëlla im”, tha Depp në një njoftim.
Dyshja publikuan gjithashtu një videoklip zyrtar për këngën e tyre të parë nga albumi i ri, i titulluar “This is a Song for Miss Hedy Lamarr”.
“Unë nuk kam pasur një partner tjetër krijues si ai për shumë vite,”u shpreh Beck, 77, për aktorin. “Ai ishte një forcë e madhe në këtë album. Thjesht shpresoj që njerëzit ta marrin seriozisht si muzikant, sepse është e vështirë për disa njerëz të pranojnë që Johnny Depp mund të këndojë rock and roll.”
Javën e kaluar, një juri prej shtatë personash, i gjeti Depp dhe Heard përgjegjës për shpifje, por kryesisht mbajtën anën e aktorit të Pirates of the Caribbean. Ai u shpërblye me 10.35 milionë dollarë si dëmshpërblim, ndërsa aktorja e Aquaman u shpërblye me 2 milionë dollarë.
Johnny dhe fansat e tij festuan vendimin , me të duke thënë se “juria ma ktheu jetën time” në një deklaratë. Amber e quajti vendimin një “pengesë” për gratë; Avokatja e saj Elaine Bredehoft tha javën e kaluar seka në plan të apelojë vendimin.
Juristët zbuluan se Heard kishte shpifur për ish-bashkëshortin e saj në shkrimin për Washington Post të vitit 2018, i cili nuk e përmendte atë me emër. Në të, ajo shkroi se “u bë një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje” dhe “ndjeu tërë forcën e zemërimit për gratë që flasin”.
View this post on Instagram
Lapsi.al