Johnny Depp rrëfen martesën skandaloze me Amber Heard: “Më dhunoi se i shkova me vonesë në ditëlindje”

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Johnny Depp ka shokuar me deklaratën e tij, teksa ka akuzuar ish-bashkëshorten se e ka goditur dy herë me grushte në fytyrë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur para se çifti i famshëm t’i jepte fund martesës dy vjeçare, nga viti 2015 deri në 2017-n. Por 55-vjeçari vetëm ditët e fundit ka rrëfyer dhunën nga ana e Amber Heard. Madje thuhet se shkak i kësaj dhunë është bërë vonesa e aktorit në ditëlindjen e Amber, në prill të vitit 2016. Avokatët e Depp kanë shtuar se ai në atë moment nuk ishte as i dehur dhe as i droguar. Sipas tyre, 55-vjeçari ishte shumë i vetëdijshëm në momentin që Amber u bë agresive, shkruan Panorama Plus. Ndërkohë kujtojmë se marrëdhënia e tyre nuk përfundoi aspak mirë duke qenë se edhe Amber më parë e ka akuzuar aktorin për dhunë. “Këto deklarata janë të gjitha false. Nga ana tjetër aktorja e ka mohuar këtë version të Depp, nëpërmjet avokatëve të saj.