John Travolta reagon ndaj ndarjes nga jeta të Oliva Newton-John

John Travolta ka reaguar ndaj ndarjes nga jeta të aktores Olivia Newton-John.

Të hënën,përmes rrjetit social,Instagram Travolta,postoi një homazh të dashur për Newton-John.

“E dashura ime Olivia, ti e bëre jetën tonë shumë më të mirë”, shkroi ai në një foto të saj. “Ndikimi jot ishte i jashtëzakonshëm. Unë të dua shumë. Do të jemi të gjithë përsëri bashkë.”

“I yti që nga momenti që të pashë dhe përgjithmonë! Deni yt, John yt!” përfundoi ai.

“Olivia vdiq të hënën në mëngjes “në fermën e saj në Kaliforninë Jugore e rrethuar nga familja dhe miqtë”,thuhej në njoftimin në Instagramin e saj zyrtar.

“Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë.Frymëzimi i saj shërues dhe përvoja me mjekësinë bimore vazhdon me Fondacionin eOlivia Newton-John, i dedikuar kërkimit të mjekësisë bimore dhe kancerit,” shtoi bashkëshoryi i saj John Easterling.
“Në vend të luleve, familja kërkon që çdo donacion në kujtim të saj të bëhet për @onjfoundation”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by John Travolta (@johntravolta)

Lapsi.al