John Travolta dedikon fjalët emocionuese për bashkëshorten e ndjerë: “Gëzuar datëlindjen, zemër!”
Pak muaj më parë, John Travolta dha lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Kelly Preston. Aktori u shpreh se familja e tyre po kalonte një periudhë të vështirë dhe se për disa kohë do shkëputej nga rrjetet sociale.
Sot, Kelly do të festonte datëlindjen e 58-të, ndërsa Travolta e ka kujtuar me nostalgji bashkëshorten e ndjerë. Ai ka postuar dy foto bashkangjitur me njëra tjetrën, një prej së cilave është në versionin bardhë e zi. “Gëzuar datëlindjen zemër! Gjeta foton e dasmës së nënës dhe babait tim. Ishte bukur ta bashkangjisja tonën në krah. Shumë dashuri, John”, ka shkruar aktori. Kelly dhe John ishin të martuar prej 28 vitesh. Prindër të tre fëmijëve, ndarja e parakohshme nga jeta e një prej djemve solli hidhërim të thellë në familje.
Çifti kanë luajtur krahë njëri-tjetrit në shumë filma, ndërsa Kelly për fat të keq humbi betejën e gjatë me kancerin në gji në moshën 57-vjeçare. /News31