Joeli mbush 7-vjeç, Ermal Mamaqi ndan këtë kujtim plot dashuri me të birin

Djali i Ermalit dhe Amardës, Joeli ka festuar ditën e sotme 7-vjetorin e tij. Aktori i njohur, Mamaqi ka ndarë në llogarinë e tij nje moment me të birin në krahë, duke shkruar: “Joeli 7”.

Ermali nuk ka zbuuluar asnjë detaj tjetër se si e ka kaluar ditën e sotme së bashku me të birin, por me siguri ky moment special i ka sjellë pas shumë kujtime dhe emocione.

Amarda dhe Ermali janë prindër edhe të vajzës së vogël, Sia, me të cilën së bashku me Joelin kanë ndarë herë pas here momente nga përditshmëria, duke shijuar shëtitjet, lojërat dhe gjithë kohën e kaluar së bashku.

View this post on Instagram

Joeli 7❤

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

revistawho.com