Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhen prindër për herë të parë

Edhe pse nuk kanë folur kurrë publikisht lidhur me shtatzëninë, mediat e huaja kanë bërë të ditur se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë.

Aktorja e “Game of Thrones” ka sjellë në jetë një vajzë ,të cilën vendosën ta quajnë Willa.

Sophie dhe Joe u martuan në muajin maj në një ceremoni private në Las Vegas.

Disa muaj më vonë ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në Francën Jugore.