Joe Exotic letër Trump: “Nëse nuk më ndihmon do vdes”
Joe Exotic i cili është një nga personazhët kryesorë të dokumentarit “Tiger King” deklaroi se do vdesë brenda 2-3 muajve nëse nuk merr ndihmë nga presidenti Donald Trump. 57 vjeçari tha se ‘shpirti i tij ka vdekur’ pasi shpjegoi se ai nuk ka mundur të qëndrojë i qetë teksa vuan dënimin, pa akses në telefon dhe internet. Ai i kërkon një mrekulli presidentit të SHBA-ve për t’ia falur lirinë. Exotic tha gjithashtu se atij i duhen injeksione gjaku çdo 4 javë për shkak të problemeve me shëndetin imunitar, por ka që në muajin janar që nuk e ka marrë kurën. Në letrën e shkruar për fansat, mbështetësit dhe të dashurit e tij ai thotë:
“Unë kam rënë në peshë kohët e fundit, plagët s’po më shërohen. Brenda 2-3 muajve unë do jem i vdekur. Duket sikur më kanë dënuar me vdekje, gjithashtu më kanë ndërprerë ilaçet.”Joe e krahasoi burgosjen e tij me ferrin.Në një pjesë tjetër të letrës së tij ai bëri disa komente mbi racën që i përket, pasi ai pretendoi se do ishte trajtuar shumë më mirë nëse nuk do të ishte i bardhë.Gjithmonë pa pranuar fajësinë e tij, Joe e përmbylli letrën duke iu lutur emrave të famshëm si Cardi B dhe Kim Kardashian për ta ndihmuar atë të dilte nga burgu.
oe, emri i vërtetë Joseph Maldonado-Passage, aktualisht po vuan një dënim me 22 vjet burg, pasi u shpall fajtor për komplotin për të vrarë rivalen e tij, aktivisten e të drejtave të kafshëve Carole Baskin, 58 vjeç.
“Tiger King” ishte i bindur se ajo dëshironte të shkatërronte kopshtin zoologjik të tij, Greater Wynnewood Park të Kafshëve Ekzotike në Oklahoma.
Joe gjithashtu u shpall fajtor për 17 akuza të abuzimit të kafshëve.