Joaquin Phoenix tregon sakrificat që ai dhe Lady Gaga bënë për filmin “The Joker: Folie à Deux”

Kush më mirë se aktorët e dinë formulën e sakrificës, pikërisht për të pasur sukses në një rol të caktuar? Aktori Joaquin Phoenix është një prej tyre! Teksa mori pjesë në ceremoninë e Filmit në Venecia 2024, ai foli për një nga sfidat me të cilat i është dashur të përballet në realizimin e rolit protagonist në “The Joker: Folie à Deux”: humbja e peshës.

“Nuk do flas shumë për specifikat e dietës, sepse thjesht mendoj se askush nuk do që të dëgjojë këtë pjesë të historisë. Por, këtë herë ishte më e vështirë se herën e parë, pasi kishim shumë prova kërcimi dhe për më tepër, më shumë rënie në peshë,” tha ai gjatë konferencës për shtyp.

Aktori i famshëm nuk dha shumë detaje për kilogramët e humbur, por shtoi se edhe Lady Gaga i është nënshtruar të njëjtit proces për të qenë në formën e duhur për rolet në filmin e ri që pritet të dalë në kinematë botërore më 4 tetor.

“Stefani gjithashtu humbi shumë peshë,” tha ai, duke iu referuar Lady Gaga-s me emrin e saj të vërtetë.

“Më kujtohet kur e takova për herë të parë në prova dhe më pas kur u kthyem për xhirime, ajo kishte humbur shumë peshë. Ishte kaq mbresëlënëse!”

Sipas Gaga-s, ajo mendon se të dy aktorët “u transformuan për personazhet e tyre gjatë një periudhe kohe” dhe u përpoqën “që të rregullonin çdo detaj për rolet e tyre.”

Kujtojmë që aktori Phoenix ka 23 kg në filmin e parë “Joker”. Në atë kohë, aktori zbuloi se konsumonte kryesisht sallatë dhe perime të ziera në avull.

Anabelmagazine