Jo vetëm unaza me shqiponjë, Robert Aliaj fton shqiptarët: Gjeni detajin tjetër patriotik të Galës dhe fitoni

Tre ditë më parë, vajza e artistit Robert Aliaj, Gala fitoi “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj të veçantë, por edhe me një detaj që bëri për vete shqiptarët.

Gala mban në dorë një unazë me shqiponjë, e cila zgjoi krenarinë e çdokujt që e ndoqi këngëtaren në spektakël.

Mirëpo, duket se ky nuk është detaji i vetëm shqiptar që e lidh Galën me Shqipërinë. Më të fundit e ka zbuluar babai i saj, Roberti në një lidhje direkte nga Belgjika për ABC e Mëngjesit.

Kënga e saj e parë “Contagious”, e sapolançuar në bashkëpunim me emrin e label-it më të njohur ndërkombëtar, Universal Music ka një element shqiptar në tekstin e saj. Roberti ka ftuar të gjithë atdhetarët ta gjejnë në formën e një kuizi në ABC News dhe ai që e gjen do të ketë mundësinë të fitojë një t-shirt me firmën e Galës. l.k/abcnews.al