Jo vetëm në Shqipëri, bashkëpunimi Noizy-Stresi është “trend” dhe në Mbretërinë e Bashkuar!

Bashkëpunimi i shumëpritur Noizy-Stresi erdhi jo me pak zhurmë.

Dy reperët sollën këngën “Medalioni” dhe numëron më shumë se 4.3 milionë klikime në “Youtube”.

E teksa në Shqipëri është bërë superhit për 3 ditë dhe në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka kaluar pa u vënë re.

Së fundmi, ka qenë Noizy që përmes një “Instastory” ka bërë të ditur se kënga është bërë pjesë e listës “trend” në MB.