Jo vetëm Maluma, zbulohen këngëtarët shqiptarë që përformojnë me të
Këngëtari me famë botërore, Maluma, do të mbajë koncert me datë 14 Mars në Sheshin Nënë Tereza, Tiranë. Lajmi ka gëzuar shumë fansat e tij, të cilët e presin që prej dy vitesh.
Burime për revistën “Who” kanë zbuluar se hapja e koncertit do të bëhet nga këngëtarë të njohur shqiptarë, konkretisht nga Ronela Hajati dhe Elgit Doda.
Kujtojmë se koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë dhe vjen pas 2 vitesh.
Maluma nga krahu tjetër e ka përfshirë Tiranën në turin e tij botëror. Ai është bindur nga Bashkia e Tiranës për të përformuar në vendin tonë.
Këngëtari me famë botërore ka pasur shumë teka për të ardhur. Ai ka kërkuar së bashku me stafin 600 mijë euro, pa harruar një tavolinë ping pongu.
Maluma ka shkuar deri aty sa ka kërkuar çimaçakezë pa sheqer, para se të dalë në skenë. Dita e verës, 14 marsi, do të jetë i zjarrtë në Shqipëri.