“Jo vetëm kollë e ethe.” Eksperti britanik tregon simptomat e reja të koronavirusit: Humbja e shijes dhe e nuhatjes

Një ekspert i mirënjohur në Britaninë e Madhe ka thënë se ka edhe simptomave të reja të pacientëve të prekur nga koronavirusi, shkruajnë mediat e huaja.

Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë thotë se pacientët asimpomatikë, që do të thotë se çdo  persona që nuk ka ethe ose kollë, mund të shfaqin humbje simptoma të tjera si mungesë të nuhatjes ose shijes, që tregojnë se janë prekur nga koronavirusi.

“Dëshmi nga vendet e tjera që pika e hyrjes për koronavirusin është shpesh në zonat e syve, hundës dhe fytit.Ne kemi identifikuar gjithashtu një simptomë të re, humbja e ndjenjës së erës dhe shijes, që mund të nënkuptojë që njerëzit pa simptoma të tjera, por vetëm me humbjen e kësaj sensi mund të duhet të izolohen përsëri për të zvogëluar përhapjen e virusit.”– ka thënë Dr.Nirmal Kumar.

Gjithashtu udhëzimet aktuale të Shëndetit Publik në Britani deklarojnë se temperatura e lartë ose kolla e vazhdueshme janë simptomat e vetme ku një person duhet të vetizolim për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ndërkohë  mësohet se studimet e reja të Dr. Kumar vijnë pasi dy mjekë të spitaleve në Britani u infektuan nga koronavirusi, pa shfaqur asnjë simptomë si ethe dhe kollë.