Jo vetëm këngëtarja, edhe i dashuri miliarder bën tatuazh emrin e Morena Tarakut
Këto ditë kanë qarkulluar në media foto të tatuazhit që këngëtarja Morena Tarakut ka bërë dedikuar të dashurit të saj, miliarderit Iranian, Sasha. Në fotot që Morena postoi në rrjetet sociale shihej qartë i gdhendur emri i tij. Djaloshi i cili është përfolur në media për jetën luksoze duket se është shumë i dashuruar me bukuroshen shqiptare, pasi edhe ai ka gdhendur emrin e saj në trupin e tij, sipas Who. Ai ka publikuar në “Instastory” video ndërkohë që bënte tatuazhin dhe dëgjonte në sfond këngën e re të Morenës.