Jo vetëm Donaldi por edhe Trixa kopjon fije për pe klipin e kolegut…
Pak ditë më parë u bë publik lajmi se dy binjakët, Donald dhe Romeo Veshaj kishin kopjuar fjalë për fjalë dhe plan për plan skeçet italiane. Dhe kjo bëri që nga YouTube i Top Channel të zhduket jo një por dy skeçe të tyre, madje dhe ai që kishin xhiruar me reperin Gjiko.
Por të njëjtin gaf ( me apo padashje) duket se ka bërë edhe Beatrix Ramosaj. Këngëtarja publikoi dje këngën e saj “Vonë” i cili është xhiruar 11 muaj më parë nga këngëtari, Leon.
E dimë që Shqipëria është vend i vogël dhe këngëtarët vuajnë për lokacione se ku mund të xhirojnë këngët, por një lutje kemi për këngëtarët dhe grupet e xhirimit: “ Ju lutem jini pak më kreativë”….
Ndërsa për rastin e parë (të kopjimit së fjalëve dhe idesë) jemi pa fjalë…