Jo thjesht të dashur, Venera Lumani dhe Lind Islami organizojnë darkën e fejesës
Në 11 shkurt të këtij viti këngëtarët e njohur Venera Lumani dhe Lindi Islami festuan 5-vjetorin e lidhjes së tyre. Vetëm pak muaj më pas, ata udhëtuan drejt Barcelonës për të dhënë lajmin e bukur të propozimit. Nëpërmjet postimeve në “Instagram” dyshja treguan se kishin vendosur të merrnin një hap të rëndësishëm për marrëdhënien e tyre, duke shkuar drejt fejesës. Kanë kaluar 3 muaj dhe ditën e sotme Venera dhe Lindi po mbajnë darkën e fejesës. Lajmin e ka bërë të ditur opinionisti i njohur Olti Curri, nëpërmjet disa fotove të publikuara në “Instagram”, shkruan Who. Çifti i baladave të dashurisë duket mjaft i lumtur në ditën më të rëndësishme. Teksa shkëlqejnë në veshje, ajo që bie më shumë në sy është dashuria që përcjellin përmes fotove.