Jo më Yll Limani! Noizy zbulon ‘mbiemrin’ e ri që do të ketë këngëtari

Artistët shqiptarë janë mjaft aktivë në rrjetet sociale ku përveç projekteve muzikore apo koncerteve, publikojnë shpesh edhe video për të qeshur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ky është rasti i dy artistëve, reperit Noizy dhe këngëtarit Yll Limani, të cilët kanë treguar se përveçse kolegë apo bashkëpunëtorë në muzikë janë edhe miq të mirë.

Së fundmi Noizy ka publikuar një video në Instastory ku shihet nën shoqërinë e Yll Limanit. Ky i fundit shprehet gjatë videos se edhe pak ditë kanë ngelur që të ngjitet në skenë si ‘Ylli Rajku’, duke theksuar datën e koncertit që po organizon Noizy, ‘Alpha Show.’

Por ajo që mori vëmendje ishte edhe mbishkrimi që Noizy kishte vendosur krahas videos.

“Me datë 14 gusht e ndërron mbiemrin Yll Rajku”– shkruan krahas videos Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, ku ka etiketuar edhe këngëtarin.

Kjo nuk është hera e parë që Yll Limani dhe Noziy shpërndajnë video të tilla për të qeshur në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar më parë, teksa ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Noizy e quajti këngëtarin “njeriun më të besdishëm në botë.” Ndërkohë shakanë e ka vazhduar edhe Ylli, i cili njihet tashmë për sensin e tij të humorit.

Biseda:

Noizy: Nëse ka njeri më të besdisshëm në botë, në rruzullin tokësor, është vetëm ky.

Yll Limani: Është e vërtetë por si e ke kuptuar kaq shpejt?

Noizy: Ja 5 minuta me ty edhe e kuptova direkt.