Jo më larg se mbrëme, Inva Mula dhe Hetem Ramadani të dashuruar më shumë se kurrë

Këngëtari Sidrit Bejleri ka ndarë me miqtë në Instagram një foto me Inva Mulën dhe Hetem Ramadanin.Të pranishëm në një nga perfomancat e tij, çifti pozojnë të përqafuar dhe duke shtrënguar duart të pandarë nga njëri-tjetri. “Jo më larg se mbrëmë me dy miq, me një super atmosferë”, shkruante Sidriti poshtë fotos duke performuar pranë tyre. Inva dhe Hetemi janë vendosur në Tiranë, ku sopranoja ka japur një biznes dhe Hetemi një zyrë këshillimi të mjekësisë alternative. Para pak kohësh ata u përfolën për një ndarje të mundshme, zëra që i mohoi vetë artistja. Kjo është foto e tyre çift bashkë pas shumë kohësh që nuk postonin foto bashkë./Story.al/