“Jo keq”- Bashkëshortja e Lorik Canës përdor aplikacionin që ndryshon gjininë, zbulon si do dukej ish-kapiteni i Kombëtares po të ishte grua

Bashkëshortja e Lorik Canës nuk i ka rezistuar dot aplikacionit që ndryshon gjininë e njerëzve.

Monica tregoi se si do të dukej vetë po të ishte mashkull dhe si do dukej ish-kapiteni i Kombëtares si grua.

“Jo keq, Monico”- shkroi ajo në foton e saj.

Ndërsa më pas postoi edhe foton e Canës si grua dhe shkroi: “Lorika”.

Në imazhin e ndryshuar me aplikacion, Lorik Cana shihet me flokë të gjatë e të lyer dhe me makiazh.

/Panoramaplus.al