“Jo Guantanamos italiane”, deputeti i të majtës italiane ‘përplaset’ me Melonin

Pas konferencës për media të kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, një deputet i së majtës italiane ka protestuar në mënyrën e tij.

Riccardo Magi nga partia Piu Europa ka kritikuar marrëveshjen, teksa ka pasur edhe një letër në dorë ku thuhet “Jo Guantanamos italiane”.

“Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksiojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti.” – deklaroi deputeti italian Magi.

lapsi.al