JLo në ditën e babait, bën bashkë për një foto ish-bashkëshortin dhe të fejuarin
Në ditën e babait, këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka një mesazh për ish-bashkëshortin e saj dhe të fejuarin aktual.
JLo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto e video me ish-burrin, këngëtarin e famshëm, Marc Anthony, me të cilin ka binjakët 11-vjeçarë, Emme dhe Max.
“Gëzuar ditën e babait! Emme dhe Max të duan shumë”, shkruan Jennifer teksa ndau me ndjekësit edhe disa momente familjare, ku në një foto shihen së bashku Marc dhe i fejuari i saj Alex Rodriguez.
Më pas Lopez publikoi edhe një video partnerit të saj, i cili është baba i dy vajzave, 11-vjeçares Ella dhe 14-vjeçares Natasha.
“Sa fat jemi që të kemi në jetën tonë. Jo vetëm që na bën të gjithëve qeshim çdo ditë, por na ndihmon të bëhemi më të mirët. Nuk mund ta tregoj dot se sa shumë domethënie ke për mua, Max dhe Emme. Duke parë se çfarë babai je për Tashi dhe Ella është një nga gëzimet e mia më të mëdha dhe janë me fat që të thërrasin ty baba”, ka shkruar këngëtarja e aktorja e famshme krahas videos kushtuar Alex-it./Panorama Plus