Jlo lë vendin pas trazirave
Këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, është parë duke u larguar me një aeroplan privat së bashku me familjen e saj.
Daily Mail ka siguruar fotografi teksa ata po bëheshin gati që të largoheshin nga Miami, vendi në të cilin jetojnë. 50-vjeçarja shihej duke ngjitur shkallëve të aeroplanit, teksa mori vëmendje me një bluzë të bardhë dhe një palë xhinse. Ylli i “Hustler” ka vendosur që flokët e saj t’i lë të lira mbi supe, derisa mbante një palë çizme ngjyrë krem. Jennifer së fundmi kishte njoftuar fansat e saj se ka anuluar dasmën për shkak të pandemisë coronavirus, gjë për të cilën u mërzit shumë.
Në këtë kohë, ajo së bashku me të fejuarin dhe fëmijët kanë qenë të izoluar, teksa përmes rrjete sociale ka ndarë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.