JLo me fustan pink, askush s’e beson moshën e saj 49
Ajo është 49-vjeçe dhe konsiderohet si një nga femrat më seksi e të bukura të shoëbiz-it botëror. Jennifer Lopez u shfaq në tapetin e kuq në “American Music Aëards” më magjepsëse se asnjëherë më parë. Ajo njihet për stilin dhe pamjen e saj gjithmonë të kuruar, e si pasojë edhe këtë herë JLo, ka ditur sesi të tërheqë vëmendjen në tapetin e kuq. Jennifer u shfaq në tapetin e kuq e veshur në një fustan të gjatë ngjyrë pink me dekolte të hapur, ku ne mesin e atij fustani vihej re një shirit i zi, i cili realizonte kontrastin ideal shkruan Panorama Plus. Ndërkohë fustanin e saj e kishte kombinuar më një palë sandale të zeza të cilat shkonin në mënyrë të përkryer me të.