Jetmir Agaj tregon arsyen pse është sulmuar nga Fero
Producenti, Jetmir Agaj është sulmuar me armë nga reperi, Fero në studion e tij gjatë se premtes.
Ai në një prononcim për SHQIP.com ka thënë se ngjarja ka ndodhur për shkak se e kishte refuzuar të bashkëpunonte me reperin gjilanas.
Agaj tha se është goditur me armë në kokë dhe është kërcënuar që të mos flas për rastin në polici.
“Kam qenë në studio duke punuar me artistët e mij edhe veç ka hyrë (Fero) në studio, edhe më tha ‘pse s’po më thirrë me punu’. I thashë kemi punë tjera. Ai më tha unë vi kur du, unë i thash ndërroje qasjen. Aty e nxori revolen e sigurimit tij, më ka goditur në kokë.
Edhe janë larguar kanë ikë nga studio. Më tha mos gabo ta lajmërosh këtë rast. Veç pse i kam thënë që nuk të bëj këngë në studio. Edhe më herët e kam refuzuar”, ka deklaruar ai.
Ndërsa pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros mësohet se ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.
Ai më tej, ka treguar se Fero tashmë është i kërkuar nga policia pasi që ai ka dhënë deklaratën e tij.
Shqip. com ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjje./SHQIP.com