Jetimët jetonin në varfëri ekstreme, jeta e familjes nga Hasi ndryshon “me magji” brenda javës

Javën që lam pas emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” solli në vëmendjen e shqiptarëve rastin e një familjeje të zhytur në varfëri ekstreme.

Familja Kastrati në një fshat të thellë në Has, me 4 famijë, jetonte prej kohësh në kushte tepër të vështira. Shtëpi thuajse e rrënuar, pa ujë dhe pa drita.

Sapo rasti u bë publik, në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, shqiptarët nuk u menduan dy herë për ti dalë krah familjes me 4 jetimë.

Në më pak se një jave, familja Kastrati u bë me shtëpi të re.

Para se të nisen për të parë surprizën e madhe që shqiptarët kishin rezervuar për ta, ndalojnë një moment në te varri i babait të tyre.

Në hyrje të banesës fëmijët dhe nënën i priti Elvisi dhe Fatma Naçi. Elvisi i rrëfeu Hamides se shtëpia e re është dhuratë e shqiptarëve bamirës dhe se për fëmijët jetimë do të vendoset një pension mujor.

Elvisi: Ne do t’ju vendosim dhe një pension juve. Jemi gëzuar së bashku me fëmijët e tu, me këtë shtëpi kaq të bukur. Zoti t’i ruajtë fëmijët e paçi jetën e gjatë. Pas sprovës që keni provuar, kurrë mos u sprovofshi më.
Hamide: Zoti ju shpërbleftë, kurrë nuk do ta harroj këtë… kjo është dita më e lumtur e jetës sime, se më mirë se kaq për fëmijët, nuk ka menduar. Nga sot, duket sikur të gjitha hallet më janë larguar./abcnews.al