Jetesa mes Amerikës e biznesit, Xhesika Berberi rrëfen anën e errët të modelingut: Rrezikoja shëndetin mendor nëse…
Modelja shqiptare, Xhesika Berberi ka folur si kurrë më parë për jetën e saj profesionale dhe ‘anët e errëta’ të modelingut dhe jetesën në Amerikë.
Xhesika te ‘Piter Pan’ ka rrëfyer se në profesion që ajo ushtron nevojitet një vetëvlerësim i madh për veten pasi rrezikon shëndetin mendor, pasi karriera mund të bëhet dhe toksike, ku theksoi se jetesa në SHBA e ka bërë të ndihet komode dhe është ndierë mirë në aspektin e modelingut.
“Është diçka e bukur, por s’është aq glamoroze sa mendojnë njerëzit. Është shumë e vështirë madje të jep një si lloj shtytje. Mua më ka dhënë një shtytje për të bërë biznesin. Sepse ke shumë sfida përpara dhe duhet të kesh një vlerësim shumë të madh për veten tënde, sepse rrezikon shëndetin mendor. Je gjithmonë në kompeticion me vajza të bukura dhe bëhet pak toksike. Amerika më ka hapur shumë mendjen. Jam bërë më spirituale. Kam mësuar t’i besoj shumë intuitës sotme dhe vetes sime. Çdo njeriu ja sugjeroj New Yorkun, të jetojnë të paktën dy muaj. Aty jam ndjerë më mirë se kudo”, tha ajo.
Lidhur me biznesin e saj dhe rolin si sipërmarrëse, Xhesika tha se bukuria nuk i ka hapur dyert në këtë aspekt dhe se është parashikuar shumë se si e bukur nuk mund të ketë karrierë në këtë fushë.
“Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë”, tha ajo.
Në fund, modelja e njohur tha se gjatë ushtrimit të profesionit në Amerikë ka treguar se ka pasur mundësinë të takonte dhe artisten e famshme, Selena Gomez, pasi e kishte të preferuar ‘Vip’, ku theksoi se kjo e fundit pavarësisht famës është një personazh mjaft i thjeshtë.
Kam dëgjuar që ti ke takuar shumë njerëz të famshëm në Amerikë, por kush të ka pëlqyer më shumë?
Xhesika Berberi: Personi që me të vërtetë e kam vlerësuar shumë ka qenë Selena Gomez. Ka qenë një vajzë me këmbë në tokë dhe kemi bërë një bisedë shumë të çiltër dhe të hapur dhe më ka bërë shumë përshtypje për famën që ajo ka dhe për thjeshtësinë që ajo prezantonte, ishte, shumë, shumë e mirë.