Jetë gjati nuk bëhet jetë shkurtër, Cikalleshi: Refuzova skuadrën turke, gjëja më e mirë që kam bërë
Nga Arabia në një intervistë përmes Skype në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, Sokol Cikalleshi, futbollist i kombëtares dhe i Al-Khaleej tregoi se ka pasur një ofertë për të qenë pjesë e skuadrës Hatayspor në Turqi.
Sokol Cikalleshi tregoi se e ka refuzuar një kërkesë të tillë.
Tashmë pas një situate tragjike ku mijëra jetë njerëzish humbën jetën nga tërmet Cikalleshi tha se është me fat që nuk e pranoi një gjë të tillë dhe sipas tij është gjëja më e mirë që ka bërë.
Sokol Cikalleshi tha: Kam pasur një ofertë nga Hatayspor në Turqi. Fatmirësisht e refuzova. Është gjëja më e mirë që kam bërë.
“Jetë gjati nuk bëhet jetë shkurtër” u shpreh Eduard Zhupa, trajner futbolli pas deklaratës së Cikalleshit.