Jeta tjetër e Flaka Krelanit në SHBA, nga daljet në rrugë te kopertinat e revistave, e ngatërrojnë me Kim Kardashian
Kanë kaluar vite qëkur këngëtarja 32-vjeçare nga Kosova, Flaka Krelani, u shfaq tek “Ethet” si vajza me imcake me zërin potent. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar për Flakën, pasi ajo duket kopja e Kim Kardashian.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, prej ca kohësh është zhvendosur në SHBA, për të ndjekur atje ëndrrën amerikane.
E duket se fati e ka ndihmuar. Krelani së fundmi ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj teksa ka pozuar për kopertinën e një reviste njujorkeze, që quhet “Surreal”.
Ajo shihej e veshur tepër sensuale në të zeza, me një stil ndryshe nga Flaka që jemi mësuar të shohim. Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Krelani pozon për një revistë të famshme. Herën e kaluar ajo ka qenë në kopertinën e një reviste të quajtur “My New York”, e kështu duket se Flaka është në hapat e duhur të karrierës dhe nuk mund të jetë më e lumtur se kaq.
Ndërkaq, ende nuk thuhet asgjë sa u përket projekteve të saj muzikore. Megjithatë, mendojmë që Flaka me vendosjen në Amerikë ka rezervuar shumë surpriza për fansat.
Ndërkohë, nisur nga disa foto në rrugët e Amerikës me një mikeshë e deri te pozat në kopertinë, ndjekësit po e ngatërrojnë me Kim Kardashian, pasi duket njësoj si ajo. Nuk dihet se si ka arritur Flaka të bëjë këtë pamje dhe look ndër vite, pasi ajo ka preferuar të qëndrojë larg rrëfimeve të tilla, duke u fokusuar te muzika.
Artistja e njohur e muzikës shqiptare, Flaka Krelani, ca kohë më parë publikoi projektin e saj muzikor, të titulluar “Ndrysho”. Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë u fut në “The Top List”, falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut.
Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Flaka ka shpjeguar mesazhin që përcillte kjo këngë dhe pse kishte vendosur të vijë ndryshe, duke zgjedhur një tematikë të tillë, ndërkohë që për videoklipin tha se është xhiruar për dy ditë. Po pse kjo zgjedhje?
“Sepse nuk mund që ndjenjat që kam për artin dhe muzikën të drejtohen në rrugë, të cilat të imponohen sot në tregun muzikor. Unë jam artiste dhe kam të drejtën të eksploroj pa limit brenda muzikës, këngës, teksteve. Ajo që më vjen, dua ta shpreh qartas pa hezitim dhe pa frikë sepse kjo më bën mua atë që jam sot. Këngë që kanë tematikë të tillë, për qejf dhe dëshirë, do kisha realizuar çdo ditë. Nuk pata dëshirë të filloj listën e projekteve të mia pa filluar me një të tillë.
Tema sociale dhe videoklipe të tilla kanë qënë dhe do jenë gjithmonë pjesa ime e preferuar, pavarësisht se te ne nuk hahen! Në repertorin tim do ketë shumë lloje të ndryshme të këngëve, dmth nuk është se nuk jam me kohën, unë i dua të gjitha rrymat e muzikës, por e pashë shumë të arsyeshme të filloj me ” Ndrysho “.
Po cili është mesazhi që përcjell përmes “Ndrysho”? “Mesazhi është për njerëzit që nuk kanë guximin të ndryshojnë. Esenca në jetë është ta pranojmë ndryshimin sepse në këtë mënyrë bota del me një dimension më të ri dhe më guximtar. Përveç kësaj, duhet të familjarizohemi me natyrën e jo të prodhojmë gjëra teknike që na bën të harrojmë natyrën. Ta pranojmë vdekjen si proçes të bukur në jetë dhe t’i vlerësojmë njerëzit sa jemi afër tyre. Të jemi me unikat, se të bashkuar e kalojme cdo furtunë!
Të besojmë në të ardhmen, jo vetëm të besojmë, por edhe të punojmë për të. Ta vlerësojmë natyrën si burim kryesor të jetës sonë, por edhe anasjelltas, ta falenderojmë përmes kujdesit ndaj saj, se sado që ne e shkelim, e shfrytëzojmë, ajo prapë na jep një shans! Kënga është realizuar e gjitha nga Xhimi On Beat, me tekst të Xhimit ( vëllait) Qëndrim Krelani. Në lidhje me mesazhin që jep në këtë situatë pandemie, ajo thotë: “Bota Na Fal, Sa Herë Që Gabojmë, Me Shpresë Që Një Ditë Cdo Gjë Ta Përmirësojmë! Ikona është Puzzle.
Në videoklip esenca është që ka rënë një virus në botë. Të gjithë njerëzit me veprime jo të mira, nuk guxojnë të dalin jashtë sepse po të dalin jashtë në botë, ai virus do t’i mbysë! Ndërsa të tjerë njerëz që kanë bërë gjatë gjithë jetës mirë dhe janë pozitivë, lirshëm mund të dalin. Të gjithë personat që i shihni në videoklip, në të gjithë rrugëtimin që e bëj unë, secili nga ata më japin nga një pjesë të puzzle, që ky puzzle është mesazhi i shpresës, lumturisë. Unë arrij që ta finalizoj puzzle me ndihmën e njerëzve të mirë”.
Në lidhje me jetën në Amerikë ajo ka treguar se ka qenë e angazhuar me një punë tjetër përveç muzikës.
/Panoramaplus.al