Jeta pas rrahjes, si ndihet Chris Brown për lidhjen e re të Rihanna-s

Këngëtari i famshëm, Chris Brown, ka dhjetë vite që është ndarë nga këngëtarja Rihanna. Rihanna është në lidhje me miliarderin Hassan Jameel prej dy vitesh, transmeton Klan Kosova.

Rihanna-1

Një burim i afërt me Brown ka thënë për Hollywood Life se ai është i lumtur me faktin që Rihanna është e lumtur me lidhjen e fundit. “Chris dëshiron që Rihanna të ketë një jetë të lumtur dhe të mrekullueshme”, tha ky burim për Hollywood Life. Kujtojmë që fotot e rrahjes që Chris i bëri Rihanna-s kur e kishte të dashur bënë xhiron e medias dhe internetit.