Jeta mes Kanadasë dhe Shqipërisë, Eno Popi flet për jetën personale

Moderatori Eno Popi mes emocionesh rrëfeu detaje nga jeta e tij personale ndërsa ishte i ftuari i parë në ‘Më lër të flas’ me dy vëllezërit Veshaj mbrëmjen e kësaj të shtune.

Prej gati dy vitesh tashmë, ai ka një jetë mes Kanadasë dhe Shqipërisë, pasi bashkëshortja e tij jeton atje për shkak të karrierës.

Siç tha Popi, është e vështirë kjo mënyrë të jetuari, sepse të dyve u është dashur të sakrifikojnë për shkak të projekteve që kanë.

“Ndodh kështu për gati 2 vite e pak, sepse Atena dhe Livi jetojnë atje, (Kanada). Atena ka të njëjtin profil dhe formim si ty. Ajo vjen nga fusha e imazhit, dizajnit dhe ka ndërtuar një karrierë si graphic designer. i është dashur të ndjekë një shkollë profesionale shumë të mirë dhe aty ka gjetur një kontratë pune. Në periudhën që iu desh të bënte këtë lëvizje, Livi ishte shumë e vogël, 1 vjeç e pak, tani është 4. Ishte shumë e drejtë që të qëndronte me Atenën në atë moment, ishte një periudhë që unë kisha projekte në Top, e bëja vajtje-ardhje paralelisht. Më pas, pandemia në mes, edhe distanca bëri të vetën. Unë kam qëndruar me time bijë në periudhën e këtij shkurti të këtij viti dhe vjeshtës. Kur të bëheni vetë, do e kuptoni që juve, asgjë nuk do t’ ju kishte hyrë në sy para tyre”, tha Eno.